I pari i FFK-së tha se kjo vizitë është e mirëseardhur në prag të ndeshjes që nesër do të zhvillohet ndërmjet yjve të futbollit gjerman dhe yjve të futbollit të Kosovës.

“Ne falënderojmë shtetin gjerman dhe federatën e futbollit të Gjermanisëveçmas presidentin Wolfgang Niersbach, i cili ka premtuar gjithë ndihmën e ti në rrugën e FFK-së drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Po ashtu me federatën gjermane ne tash kemi vu një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, sidomos në shkollimin e trajnerëve që është një domosdo për futbollin e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e mundshme sepse kemi nevojë të madhe”, ka thënë Vokrri.


Ndërkaq, Toppmöller u shpreh tejet i kënaqur me mikpritjen në Kosovë dhe falënderoi Vokrrin për kohën që ka ndarë.

Tutje Toppmöller, ka shprehur habinë që komuniteti ndërkombëtar ende po heziton të pranojë futbollin e Kosovës, duke parë këtë organizim kaq të mirë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app