LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që Kate Middleton gjithmonë i mban në çantën e saj

Gjërat që Kate Middleton gjithmonë i mban në çantën e saj

Ndonëse në çantën tuaj të dorës mund të mbani buzëkuqin, kuletën me kredit kartela e para, telefonin, e shumë gjëra tjera, kjo nuk vlen për Kate Mdidleton.

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, nuk e mban në çantën e saj asnjërën nga gjërat e lartcekura, transmeton Telegrafi.

Sipas biografisë së Kate Middleton, që është shkruar nga Marcia Moody, Kate duket se në çantën e saj i mban vetëm disa gjëra të caktuara.

Më saktësisht, ajo mban në çantën e saj një pasqyre, një letërthithëse, facoletë dhe balsam buzësh.

Ju duket normale, apo jo?

Gjithashtu është interesant fakti se Kate Middleton nuk mban me vete kredit kartela e as para kesh.

Ndonëse me siguri se ajo posedon telefon, ajo nuk e mban atë me vete në çantë kur udhëton diku. /Telegrafi/