LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që ju nevojiten për një jetë të gjatë e të lumtur

Gjërat që ju nevojiten për një jetë të gjatë e të lumtur

Jetëgjatësia mesatare e dikujt që jeton në SHBA është 78 vjet.

Por, ata me gjene dhe shprehi të mira të ushqimit mund të jetojnë mbi 100 vjet, transmeton Telegrafi.


Normalisht se nuk ka të bëjë gjithçka me atë se sa gjatë jetoni, por edhe se çfarë kualiteti të jetës e bëni.

Është shumë e rëndësishme që të jeni në gjendje të mirë mendore dhe gjithmonë ta keni përkrahjen që ju nevojitet.

Më poshtë i keni disa këshilla që ju ndihmojnë ta jetoni një jetë më të gjatë e më të lumtur.

Sensi i mirë i humorit

Ekziston një thënie “lumturia është ilaçi më i mirë” – dhe kjo është e vërtetë!

Qeshja liron endorfine dhe i zvogëlon hormonet e stresit në trupin tonë.

Këto endorfine që lirohen kur qeshim jo vetëm se na përmirësojnë disponimin, por edhe e shpejtojnë procesin e shërimit të trupit.

Prandaj, herën tjetër që sëmureni, sigurohuni të qeshni në vend se të përqendroheni në dhimbje.

Mësoni tërë kohën

Pavarësisht sa të vjetër jeni, ju gjithmonë mund të mësoni gjëra të reja në përditshmëri.

Studimet kanë treguar se njerëzit me kureshtje natyrale për botën përreth tyre do të kenë kualitet më të mirë të jetës dhe do të jetojnë më gjatë.

Lëreni duhanin

Nëse pini duhan, jetëgjatësia juaj do të zvogëlohet mesatarisht 10 vjet.

Ndonëse ka njerëz që thonë se kjo ka të bëjë kryesisht me gjenetikën, faktikisht nëse dëshironi t’ia shtoni vetes disa vite jetë, është mirë ta largoni sa më parë varësinë nga duhani.

Pini më pak alkool

Megjithëse thonë se një gotë verë në ditë është e mirë për zemrën dhe e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shumica prej nesh nuk dimë të ndalemi vetëm me një gotë verë.

Sipas “The Guardian”, konsumimi i dy gotave verë e zvogëlon jetëgjatësinë për 30 minuta.

Flini më shumë

Sipas ekspertëve, të rriturve u nevojiten të paktën 7 orë gjumë brenda nate.

Njerëzit që flenë pak kanë probleme me shtypje të lartë të gjakut ose edhe mund të pësojnë sulm në zemër.

Jeta e shëndetshme seksuale

Lidhjet e shëndetshme intime vërtet na bëjnë më të lumtur.

Sidoqoftë, ka edhe shumë përfitime fizike që vijnë nga një jetë e mirë seksuale.

P.sh. trupi liron shumë endorfine dhe orgazmat e forcojnë sistemin e imunitetit, duke na ndihmuar t’i luftojmë dhe parandalojmë sëmundjet.

Po ashtu nivelet e stresit zvogëlohen, shtypja e gjakut zvogëlohet, zvogëlohen shanset e zhvillimit të kancerit, etj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori