LAJMI I FUNDIT:

Gjëra të rëndësishme që shoferët duhet kenë parasysh, gjatë një udhëtimi në një pushim veror

Gjëra të rëndësishme që shoferët duhet kenë parasysh, gjatë një udhëtimi në një pushim veror

Pavarësisht se sa të larta mund të jenë temperaturat gjatë udhëtimit, është mirë të mbani mend disa nga paralajmërimet më të rëndësishme përpara se të shkoni në një udhëtim veror.

Reklama

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, para se të udhëtojmë, duhet të pushojmë dhe të ndalemi në intervale të rregullta gjatë udhëtimeve të gjata – madje çdo dy orë të vozitjes.

Gjithashtu, ju duhet të keni një përgatitje të mirë për kushtet e vozitjes suaj, edhe gjatë verës.

Në këtë drejtim, është e rëndësishme të rregullohet sistemi i kondicionimit të ajrit në veturë.

Dhe kur jemi tek kondicionimi i ajrit, nuk duhet të ketë shumë ndryshim midis temperaturës brenda automjetit dhe temperaturës së jashtme – dallimi duhet të jetë mundësisht deri në tetë shkallë.

Ndër tjerash, gjithmonë duhet të merrni me vete lëngje të mjaftueshme dhe ujë – përjashtuar lëngjet e gazuara, përcjell Telegrafi.

Veç këtyre, ju duhet të merrni informacione rreth situatës në trafik, përkatësisht kolonave.

Për shkak të numrit të lartë të turistëve, këshillohet që shoferët të mos zgjedhin momentin e fundit ose pasditen për të udhëtuar – një gjë e tillë mundësisht të bëhet në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Del në ankand një Ford Sierra i rrallë

Del në ankand një Ford Sierra i rrallë "i papërlyer", i lënë në një garazh për 20 vjet - pas një renovimi që kushtoi rreth 10 mijë euro

Auto
Pamje që tregojnë pasojat kur pronari la një palë syze

Pamje që tregojnë pasojat kur pronari la një palë syze "të ekspozuara ndaj diellit" në një makinë në Angli

Auto
Ka një fushë plot me Porsche të braktisur në Kaliforni, cilën do të “shpëtonit” së pari?

Ka një fushë plot me Porsche të braktisur në Kaliforni, cilën do të “shpëtonit” së pari?

Auto
Renault Clio në Kosovë thyen rekordin e harxhimeve (Video)

Renault Clio në Kosovë thyen rekordin e harxhimeve (Video)

Auto
Vetura e parë e Aston Martin DB12 u shit për 1.6 milion dollarë

Vetura e parë e Aston Martin DB12 u shit për 1.6 milion dollarë

Auto
Porsche do të shfaqë “veturën sportive të së ardhmes” më 8 qershor

Porsche do të shfaqë “veturën sportive të së ardhmes” më 8 qershor

Auto
Kalo në kategori