LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e re e Fiat Panda do të prezantohet në vitin 2024

Gjenerata e re e Fiat Panda do të prezantohet në vitin 2024
Koncept i i Fiat Panda 2024

Edhe pse raporte të shumta kanë sugjeruar se Fiat Panda aktual do të vazhdojë të prodhohet deri në vitin 2026, planet për pasardhësin e këtij modeli veçse janë në lëvizje. Fiat Panda e gjeneratës së ardhshme pritet të prezantohet në vitin 2024 pak a shumë si një “crossover” që synon të kalojë në shitje modelet e përafërta me të.

Fiat fillimisht tregoi atë që kishte planifikuar për të ardhmen e modelit me makinën koncept Centoventi që u zbulua në Geneva Motor Show në vitin 2019. Ajo veturë thuhej se ndante bazën e saj me 600e të lëshuar së fundmi dhe është një nga tre “crossover-ët” të cilat marka italiane po planifikon të prodhojë deri në vitin 2027.


“Kemi hapësirë për prodhimin edhe të një veture tjetër të segmentit B në kategorinë esenciale”, deklaroi Olivier Francois, shefi i Fiat. “Është e qartë, ajo hapësirë mund të strehojë një produkt tjetër”, vazhdoi tutje ai, shkruan Car Scoops, transmeton Telegrafi.

Kjo sugjeron se përderisa Fiat 600e do të ketë stil dhe përmbajtje për ta bërë veturë të pëlqyer nga blerësit e tregut të lartë, Panda e gjeneratës së re do të synojë të arrijë klientët të cilët nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë, që kërkojnë diçka të “thjeshtë” dhe të “mençur”.

Përveç tërheqjes për blerësit evropianë, vetura në ardhje pritet që gjithashtu të tregtohet në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Amerikën Latine, tregu më i madh i Fiat-it për nga vëllimi i shitjeve.

Atë që Fiat e ka planifikuar për gjeneratën e ardhshme të Panda-s do ta mësojmë kur ajo veturë do të prezantohet, e që mund të jetë 11 korriku i vitit 2024 – datë kjo e cila përkon me 125 vjetorin e prodhuesit italian të veturave. /Telegrafi/