eksperti ad

Ushtria ukrainase nuk e kontrollon pjesën më të madhe të qytetit lindor të Bakhmut, pranoi të dielën një gjeneral i lartë, por njësitë e saj po mbajnë pozicionet përreth qytetit.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se kishte vizituar pozicionet e vijës së parë pranë qytetit lindor të rrethuar të Bakhmut.


Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi falënderoi trupat që mbronin zonën.

Screenshot 3 47

Në një postim në Telegram ai tha gjithashtu se forcat ukrainase po vazhdonin avancimin e tyre përgjatë krahëve të qytetit të shkatërruar, raporton skynews.

"Kjo do të na lejojë të kontrollojmë të gjitha ndërtesat e larta të pushtuara nga armiku dhe t'i shkatërrojmë gradualisht", tha ai.

“Ne po vazhdojmë mbrojtjen tonë. Situata është e vështirë, por nën kontroll”, vazhdoi Syrskyi.

Ndryshe, shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, pohoi të shtunën se forcat që drejton kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit, e cila gjë u mohua sot nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/