Admirali amerikan, Brad Cooper ka deklaruar se Irani po “përshpejton” kërcënimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, duke përmendur tre fusha kryesore të veprimtarisë së Teheranit.

Duke dëshmuar para Komitetit për Shërbimet e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, Cooper tha se zhvillimet e fundit në rajon tregojnë “sa shpejt mund të ndryshojë rrjedha e historisë”.


Ai theksoi se Irani mbështetet në tre shtylla kryesore të kërcënimit: programin e tij bërthamor, raketat balistike dhe grupet aleate të armatosura, si Hezbollahu dhe Hamasi.

Sipas tij, këto elemente përbëjnë bazën e strategjisë iraniane ndaj SHBA-së dhe aleatëve, ndërsa ai shtoi se Uashingtoni ka arritur t’i “zbusë” këto rreziqe përmes veprimeve ushtarake.

“Veprimet ushtarake amerikane kanë prishur strategjinë e Iranit të ndërtuar për 47 vjet,” u shpreh Cooper.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur muaj më parë armëpushim pa afat të caktuar pas disa javë lufte. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com