Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar një ligj të ri “Për rezervat materiale të shtetit”. Kjo me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk i përgjigjet zhvillimit brenda dhe jashtë vendit.
Shqipëria do të ndryshojë ligjin për rezervat materiale të shtetit. Me argumentin se baza ligjore e vitit 2008 nuk i përgjigjet zhvillimet brenda dhe jashtë vendi, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar dhe depozituar në kuvend projektligjin e ri “, “Për rezervat materiale të shtetit”.
“Projektligji ka për qëllim përshtatjen e legjislacionit për rezervat materiale të shtetit me ndryshimet ligjore të bëra në fushën e mbrojtjes civile, riorganizimin infrastrukturor sipas planeve strategjike afatmesme, përditësimin dhe plotësimin e kapaciteteve duke marrë në konsideratë ndryshimet e numrit të popullsisë, lëvizjeve demografike, si dhe nevojave të mundshme në situatat e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe emergjencave civile, vendore e rajonale.”
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregoi se në rezervat e shtetit në fund të vitit 2023 nuk pati asnjë kilogram grurë dhe asnjë litër ujë e karburant. Në një raport auditi me titull “Rezervat materiale të shtetit në shërbim të qytetarit”, KLSH tregon se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburantit 100 mijë litra dhe ujit 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.
“Nisur nga problematikat e hasura gjatë zbatimit të ligjit aktual gjatë situatave jo të zakonshme, projektligji ka synuar të trajtojë dhe të japë zgjidhje mekanizmave për plotësimin, shpërndarjen, freskimin dhe mirëmbajtjen e mallrave, në zbatim të së cilave pritet të hartohen aktet e reja nënligjore. Për trajtimin e gjithë nevojave të sipërcituara u pa e arsyeshme hartimi i një projektligji të ri, pasi nevoja për ndërhyrje prekte mbi 70% të përmbajtjes së ligjit aktual në fuqi.”
Sipas Kontrollit të Shtetit gjendja e krijuar kishte ardhur kryesisht si pasojë e mbivendosjes së kompetencave mes institucioneve që administrojnë rezervat Shtetërore. Qeveria ka përcaktuar ndërkohës e buxheti për rezervat materiale të shtetit do të jetë 163 milionë lekë në vit deri në 2027-n./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë