Gjendja e rrugëve në Maqedoni, reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura.
Intensiteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Në disa vende mund të ketë rëshqitje të dheut, sidomos në akset: Koçani - Makedonska Kamenica - Delçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovo - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































