Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe pa ndalesa.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/