LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Shikueshmëri e zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës në qarkoren rreth Shkupit, si dhe në drejtimet rrugore Shkup-Katllanovë dhe Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se në rrugët tjera në vend komunikacioni zhvillohet nëpër korsi në disa vende të lagështa.


Mjegulla ka shkaktuar probleme edhe në aeroportin e Shkupit ku u anuluan një pjesë e fluturimeve, ndësa disa prej tyre janë ridestinuar kah Ohri dhe Prishtina.

LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes në gryka dhe ngushtica mali për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve./Telegrafi/