Nga nesër fillojnë aktivitete ndërtimore në rrugën nga Kadino deri në Hipodrom, në hapësirën nga stacioni pagesor Petrovec drejt Hipodromit, për çfarë arsye do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat në komunikacion, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-së, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251