LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur në veturë një shtetas i Kroacisë në Shkup

Gjendet i vdekur në veturë një shtetas i Kroacisë në Shkup

Në polici rreth orës 18:30 nga ana e Spitali i urgjencës është paraqitur se në Shkup në lagjen ‘Orce Nikollov’, në veturën ‘Skoda’ me targa regjistrimi të Shkupit është gjetur i vdekur shtetasi nga Kroacia T.Ç (49), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me urdhëresë të Prokurorit Publik, nga MPB, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion. Po hetohet rasti për qartësimin e vdekjes së tij. /Telegrafi/