LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur 62-vjeçari i zhdukur në Pejë

Gjendet i vdekur 62-vjeçari i zhdukur në Pejë

Idriz Muriqi, 62 vjeçari nga Peja është gjetur i vdekur.

Viktima që ishte zhdukur që nga mëngjesi i 22 majit, sot është gjetur nga FSK-ja, 300 metra larg urës tek Llugat e Drinit, përkatësisht në Zahaq të Pejës.


Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nga Rajoni i Pejës.

“Në vazhdimin e hetimeve është identifikuar një zonë e caktuar ku do të mund të gjendet personi i zhdukur, kështu që janë angazhuat edhe njësitet e specializuara të FSK-së të cilët së bashku me Policinë e Kosovës kanë vazhduar kërkimin nëpër ujërat e lumit ‘Drini i Bardhe’. Ky kërkim sot rreth orës 14:00 ka rezultuar me gjetjen e kufomës në vendin e quajtur ‘Llugat e Drinit’ në fshatin Saradran (Istog)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familjarët e Idrizit që nga dita kur ishte zhdukur, kishin lajmëruar organet kompetente të cilat pas shumë ditësh kërkimi kanë gjetur trupin e tij.

Familjarët po ashtu kishin treguar se si i ndjeri  kishte dalë nga shtëpia në mëngjes dhe se iu kishte thënë se do të kthehej./Telegrafi/