LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, rasti nën hetim

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë, rasti nën hetim
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:24 në fshatin Badovc i Ri, në Graçanicë.


Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/