LAJMI I FUNDIT:

GJEDNJ e hodhi poshtë ankesën e Kovaçevskit kundër Maqedonisë

GJEDNJ e hodhi poshtë ankesën e Kovaçevskit kundër Maqedonisë

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDNJ) e hodhi poshtë ankesën e Kirill Kovaçevskit kundër Republikës së Maqedonisë dhe e shpalli si të pabazë, duke mos gjetur shkelje të Konventës Evropiane për të drejta të njeriut, njoftoi Byroja për përfaqësimin e RM-së para GJEDNJ-së.

“Sot nga Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut (GJEDNJ) u publikua vendimi të cilin më 24 maj 2016 e ka sjellë Këshilli i GJEDNJ, ndërsa lidhur me aplikacionin i cili në vitin 2010 është parashtruar nga Kirill Koçevski. Pas analizës së detajuar në faktet dhe rrethanat e lëndës si dhe të gjitha pohimeve të ankesës së aplikantit GJEDNJ ka vlerësuar se nuk mund të përcaktohet ekzistimi i anshmërisë subjektive dhe as objektive të gjykatësit gjykues në procedurimin e kësaj lëndë. Njëherësh, GJEDNJ ka vlerësuar se gjatë rrethanave të dhëna të rastit del se ankesa e aplikantit nuk ka pasur mundësi efektive të marrë pjesë në procedurë nuk është mbështetur mjaftueshëm prej gjykatave vendore”, kumtoi Byroja.


Në bazë të konstatimeve të tilla, u potencua në kumtesë, GJEDNJ në Vendimin e saj ka konstatuar se ankesa e aplikantit ka qenë e pabazë dhe për këto shkaqe, të gjithë aplikacionin e ka shpallur si të pabazë, më pas duke mos gjetur shkelje të Konventës evropiane për të drejta të njeriut nga Republika e Maqedonisë.

“Në aplikacionin e tij, aplikanti ka shtruar ankesë për nenin 6 të Konventës evropiane për të drejta të njeriut, me të cilin garantohet e drejta e gjykimit të drejtë, që ka të bëjë me gjoja anshmëri të gjykatësit i cili ka kryesuar me këshillin penal të gjykatës së shkallës së parë në të cilin në vitin 2007 e ka shpallur për fajtor për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit zyrtar në kohën derisa ka qenë i emëruar si drejtues i falimentuar i “Sllavias” si ndërmarrje me pronësi shoqërore si dhe lidhur me pamundësinë e tij që në mënyrë efektive të marrë pjesë në procedurën kontestuese”, sqarojnë nga Byroja për përfaqësim të RM-së para GJEDNJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori