LAJMI I FUNDIT:

Gjatë kontrollit rutinor policia ndaloi tre të rinj, njëri prej tyre ia drejtoi revolen dhe i gjuajti – ata iu kundërpërgjigjën duke e vrarë (Video, +18)

Gjatë kontrollit rutinor policia ndaloi tre të rinj, njëri prej tyre ia drejtoi revolen dhe i gjuajti – ata iu kundërpërgjigjën duke e vrarë (Video, +18)

Policia në North Little Rock ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si një 17-vjeçar ia drejton revolen policisë dhe pa u menduar dy herë ia tërheq këmbëzën, por ky veprim i kushtoi me jetë.

Shefi i policisë Mike Davis, ka deklaruar se shpreson që publikimi i videos do t’i spastroj nga “dezinformatat”, që Charles Smith ka qenë i paarmatosur gjatë incidentit, transmeton Telegrafi.


Smith ishte ulur në karriget e pasme të veturës, që ishte ndalur nga policia për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kalimit në semafor të kuq. Videoja 5-minutëshe tregon se si polici i thotë shoferit të del nga vetura.

Dhe pas kontrollit të shoferit dhe pasagjerit që ishte ulur në karrigen e përparme, polici po kontrollonte edhe Smithin të cilin e pyet nëse ka ndonjë armë, marihuanë të fshehura në këpucë.

Dhe pasi që e paralajmëroi Smithin dy herë që të mos nxjerr diçka nga xhepi, kurse shokët e tij po qëndronin të ulur në trotuar, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk mund të shkoj në burg”, kurse tentimi i policit për ta përdorur revolen elektrike rezultoi i pasuksesshëm.

“Nxirre dorën”, dëgjohet polici duke i thënë siç edhe mund të shihet në video, por ai mbeti i habitur kur i pa revolen me ç’rast edhe bërtiti “ka revole”.

Smith pa u menduar dy herë ia drejtoi revolen polici dhe i tërheq këmbëzën revoles dy herë, si rezultat i këtij veprimi i janë kundërpërgjigjur duke e vrarë në vend Smithin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori