Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 17 prej tyre me persona të lënduar kurse në 17 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia gjithashtu bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 318  tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.


Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 13 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Fotografi ilustruese: 

72951725 2648423665218153 6865456835554443264 n