Gjendet pa shenja jete një person në Skënderaj, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:40 në një fshat të Skenderajt.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku ndër të tjera bëhet e ditur mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete
“Sot, me datë 19.05.2026, rreth orës 12:40, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: ‘Hetim mbi vdekjen’ “, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
















































