LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vendet e G7-së bashkohen kundër Trumpit për tarifat doganore

Gjashtë vendet e G7-së bashkohen kundër Trumpit për tarifat doganore

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të vendosur tarifa doganore shtesë ndaj çelikut dhe aluminit që importohet nga Amerika u ndesh me reagimin e vendeve anëtare të G7-së.

Në qytetin Whistler të British Columbia në Kanada përfundoi mbledhja treditore e ministrave të Financave së grupit G7, që përbëhet nga shtatë vendet industriale më të zhvilluara në botë.


Në deklaratën e bërë nga ministri i Financës së Kanadasë, Bill Morneau, i cili ishte edhe kryesuesi i mbledhjes, bëhet e ditur se zbatimi i veprimtarive tregtare të amerikane të Trumpit janë “shqetësuese dhe zhgënjyese”, përcjell Telegrafi.

Ministri kanadez theksoi se në komunikatën përfundimtare 6 vende anëtare dhe Bashkimi Evropian janë bashkuar kundër taksave të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke i bërë thirrje Ushingtonit, Bill Morneau kërkoi që të tërhiqet zbatimi i taksave të reja dhe nga Guvernatori amerikan, Steven Mnuchin kërkoi që përpara Samitit të Liderëve të G7-së që do të zhvillohet gjatë datave 8-9 qershor, mesazhet t’i përcillen Presidentit Trump. /Telegrafi/