Gjashtë shqiptarë në ekipin e Zvicrës

Zvicra vikendin e ardhshëm do të zhvillojë ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian Euro 2016, edhe atë ndaj rivalit kryesor për kreun, Anglisë.
Trajneri Petkovic sot ka zbuluar edhe lojtarët të cilët janë ftuar për këtë ndeshje, ku bëjnë pjesë plot gjashtë shqiptarë për këtë ndeshje.
Ish-trajneri i Lazios ka ftuar pesëshen e shqiptarëve të cilët ishin në botëror: Xherdan Shaqiri, Blerim Xheimaili, Admir Mehmeti, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.
Ai po ashtu ka rikthyer në ekip edhe Pajtim Kasamin, i cili këtë verë u transferua te Olimpiakosi nga Fulhami.

Nga
Telegrafi
29/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































