LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra për ta bërë leximin shprehi të rregullt

Gjashtë mënyra për ta bërë leximin shprehi të rregullt

Përpiloni një listë

Përpiloni një listë me librat që dëshironi t’i lexoni dhe ripërtërijeni listën çdo herë që dëgjoni për një libër tjetër të mirë, transmeton Telegrafi.


Gjithmonë shkruani edhe listën e librave që i keni lexuar, sepse kjo do t’ju motivoj të lexoni më shumë libra.

Bëni një orar enkas për të lexuar libra

Caktoni një kohë të caktuar dhe fillojeni këtë me 10 minuta në ditë, pastaj rriteni 20 minuta në ditë.

Çdo natë duhet t’i lexoni disa faqe para se të flini, sepse kjo do t’ju ndihmoj të flini.

Mbajeni me vete librin që dëshironi ta lexoni

Gjithmonë mbajeni me vete librin që dëshironi ta përfundoni, kudo që shkoni dhe lexojeni kurdo që keni kohë të lirë.

Leximi i librave është ndër mënyrat më të mira dhe produktive për ta kaluar kohën.

Mund të lexoni në tren, autobus etj.

Kushtoni më pak kohë internetit dhe televizorit

Interneti dhe televizori humbin shumë kohë të çmuar, prandaj nëse dëshironi të kultivoni një shprehi të leximit, duhet të kaloni më pak kohë para internetit dhe televizorit.

Nuk keni nevojë të shfletoni internetin pa arsye dhe të arsyetoheni se nuk keni kohë për të lexuar libër.

Vendosni një qëllim

Vendosni një qëllim se sa libra do t’i lexoni për gjashtë muaj apo për tre muaj.

Mos caktoni qëllime afatgjate sepse janë të vështira për t’u arritur.

Gjithashtu, caktojeni celularin t’ju lajmëroj që keni për të përfunduar një libër deri në ndonjë periudhë të caktuar…

Gjeni një vend të qetë për të lexuar libra

Gjeni një vend në shtëpinë apo hotelin tuaj ku mund të lexoni pa ju penguar apo shpërqendruar dikush apo diçka.

Provoni të gjeni një karrige dhe shtrat komod për të shijuar leximin.

Mos harroni të mbani edhe ujë apo kafe afër vetes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori