LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë mënyra natyrale për ta ulur shtypjen e gjakut

Gjashtë mënyra natyrale për ta ulur shtypjen e gjakut
(Foto: Pexels)

Marrja e medikamenteve për ta ulur presionin e lartë të gjakut është një mënyrë e dëshmuar për ta reduktuar rrezikun për sëmundjet e zemrës, por miratimi i ndryshimeve të stilit të jetesës mund t’ju lejojë të mbani nivele të shëndetshme dhe ndoshta edhe ta shmangni terapinë me ilaçe.

“Përveç rastit kur shtypja e gjakut i një personi është shumë e lartë, mjekimi shpesh nuk fillon menjëherë. Për njerëzit me presion të lartë të gjakut ose hipertension të fazës 1, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të merren seriozisht me modifikimin e stilit të tyre të jetesës”, është shprehur Dr. Howard LeWine, kryeredaktor i Harward Men’s Health Watch.


Presioni normal i gjakut përkufizohet si një mesatare 120/80 mm Hg. Shtypja e ngritur nënkupton presionin sistolik të gjakut (numri i parë në lexim) deri në 129 mm Hg me një presion diastolik (numri i dytë) më shumë se 80 mm Hg. Njerëzit që kanë lexime të vazhdueshme nga 130 deri në 139 për presionin sistolik ose 80 deri në 89 për presionin diastolik thuhet se kanë presion të lartë të gjakut (hipertensioni i fazës 1).

Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes në gjumë
Lexo po ashtu Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes në gjumë

“Por numrat tuaj të synuar mund të ndryshojnë në bazë të shëndetit dhe qëllimeve individuale siç përcaktohet në konsultim me mjekun tuaj”, pohon Dr. LeWine.

Shprehitë e jetesës së shëndetshme janë themeli i menaxhimit të presionit të gjakut, pavarësisht nëse keni nevojë për mjekim apo jo. Një qasje e stilit të jetesës ndaj menaxhimit gjithashtu i ndihmon njerëzit të ndihen në kontroll mbi shëndetin e tyre – shkruan Harvard Health Publishing.

“E kuptueshme, ndonjëherë njerëzit hezitojnë të fillojnë një ilaç, sepse nuk duan të jenë të varur nga mjekimi apo barnat. Dhe kjo rezistencë mund të sigurojë motivim shtesë për të bërë ndryshimet e nevojshme”, sqaron Dr. LeWine.

Megjithatë, mos u dekurajoni nëse mjeku juaj dëshiron që ju të filloni të merrni një dozë të ulët bari. Pasi të keni arritur qëllimet tuaja për presionin e gjakut, mbajtja e një stili jetese të shëndetshme mund të nënkuptojë se mund të bëni pauzë me barnat (me miratimin e mjekut tuaj). Dhe edhe nëse keni ende nevojë për mjekim, ndryshimet në stilin e jetës tuaj të shëndetshme mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së dozës ose ilaçeve shtesë për presionin e gjakut”, ka deklaruar eksperti.

Gjashtë ndryshime të stilit të jetesës konsiderohet të kenë ndikimin më të rëndësishëm në shtypjen e gjakut. Ato përfshijnë bazën për një jetë të shëndetshme – dietën, stërvitjen dhe kontrollin e peshës – si dhe kufizimin e natriumit e alkoolit dhe menaxhimin e stresit.

“Ndërsa të gjitha këto janë të rëndësishme, mos u përpiqni t’i ndryshoni të gjitha menjëherë. Në konsultim me mjekun tuaj, së pari dëshironi të përqendroheni në një ose dy modifikime më të rëndësishme bazuar në atë që ka të ngjarë të ketë ndikimin më të madh”, këshillon Dr.LeWine.

Gjashtë metoda për ta ulur shtypjen e gjakut më shpejt dhe më thjesht
Lexo po ashtu Gjashtë metoda për ta ulur shtypjen e gjakut më shpejt dhe më thjesht

Gjashtë ndryshimet kryesore

Dieta – Derisa shumica e ekspertëve promovojnë dietat me bazë bimore për të ndihmuar uljen e presionit të gjakut, një studim i kohëve të fundit zbuloi se dieta ‘Dietary Approaches to Stop Hypertension’ – DASH (Qasjet dietike për ta ndaluar hipertensionin) mund të ketë ndikimin më të rëndësishëm. Kjo dietë u jep përparësi frutave, perimeve, proteinave pa yndyrë, frutave arrore, farave dhe drithërave dhe kufizon konsumin e mishit të kuq, natriumit dhe ushqimeve dhe pijeve të ëmbla me sheqer.

Ushtrimet – Udhëzimet kërkojnë të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë. Një objektiv i arsyeshëm fillestar është 20 deri në 30 minuta çdo ditë. Çdo lloj ushtrimi është gjithmonë më mirë se asgjë, por nëse keni nevojë për motivim, bashkohuni me një klub ecjeje ose një ligë sportive (si golf, bouling apo basketboll), punësoni një trajner personal ose regjistrohuni për fitnes në një palestër ose qendër komunitare. Gjithashtu mund t’i shtoni lëvizjet tuaja ditore, si ecja për pesë minuta çdo orë, duke bërë dy grupe me nga 5 deri në 10 pompa në dysheme ose në banakun e kuzhinës ose 20 minuta joga apo shtrirje.

Pesha – Është e natyrshme që pesha e meshkujve të rritet disi me moshën, por pesë deri në 10 kilogramë mbi peshën ideale, mund të ndikojë në rritjen e presionit të gjakut. “Në fakt, për meshkujt me mbipeshë, çdo kilogram i humbur mund ta ulë presionin sistolik të gjakut deri në 1 mm Hg” – thotë Dr. LeWine. Mjeku mund ta përcaktojë peshën e synuar për moshën dhe llojin e trupit tuaj. Investimi në një dietë të shëndetshme dhe rritja e ushtrimeve mund të ndihmojë në uljen e peshës.

Alarm shëndetësor për miliona njerëz me presion të lartë të gjakut mbi rrezikun e shtuar të komplikimeve
Lexo po ashtu Alarm shëndetësor për miliona njerëz me presion të lartë të gjakut mbi rrezikun e shtuar të komplikimeve

Natriumi – “Njerëzit me presion të lartë të gjakut ndonjëherë kanë një përmirësim të dukshëm duke shmangur natriumin”, pohon doktori. Ushqimet e përpunuara përbëjnë pjesën më të madhe të natriumit që njerëzit konsumojnë. Këto përfshijnë ushqime, si perime dhe supa të konservuara, darka të ngrira, mishra të përpunuar, drithëra të gatshme, patatina të kripura dhe ushqime të tjera të paketuara. Eliminoni këto artikuj ose zgjidhni opsione me nivel të ulët natriumi.

Alkooli – Pirja e sasive të larta të alkoolit, mund ta rritë presionin e gjakut. Udhëzimet thonë se meshkujt duhet të konsumojnë jo më shumë se dy pije standarde në ditë, me një pije të vetme të përcaktuar si birrë 0.3 l, 150 ml verë ose 45 ml pije alkoolike të distiluara. Megjithatë, zvogëlimi sa më i madh i pirjes së alkoolit, është ideal.

Stresi – Reduktimi i stresit është gjithashtu një prioritet. Stresi mund të çojë në inflamacion kronik që dëmton muret e arterieve duke i bërë ato më pak elastike. Përveç kësaj, stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë që gjëndrat mbiveshkore të lëshojnë hormone që rritin presionin e gjakut. “Stresi i pakontrolluar shpesh manifestohet si gjumë i dobët, ushqim i tepërt dhe pasiviteti fizik”, deklaron Dr. LeWine. Për ta menaxhuar stresin, praktikoni frymëmarrje relaksuese dhe meditim ose ndoshta thjesht ndani kohë çdo ditë për të bërë çfarë dëshironi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori