Aktualisht gjashtë nga tetë klubet e ETC Superligës i kanë shlyer të gjitha borxhet nga sezonet e kaluara dhe tri prej këtyre klubeve kanë paguar edhe pjesën e parë të depozitit prej 3000€, për të cilin afati është deri më 10 shtator 2014.

“Për ne është kënaqësi që klubet e kanë marrë shumë seriozisht çështjen e borxheve dhe obligimeve që dalin nga Rregullorja për Licencim. Unë inkurajoj edhe Dritën dhe Besën si dy klubet e vetme që kanë mbetur pa i paguar obligimet nga sezonet e kaluara që të bëjnë një gjë të tillë dhe të mund të fokusohemi në sezonin e ardhshëm”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.


Paraprakisht të gjitha klubet e ETC Superligës kanë paraqitur edhe ekipet e të gjitha grupmoshave për garim në ligat e të rinjve. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app