LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë fëmijë vdesin nga shpërthimi i papritur i një virusi në New Jersey

Gjashtë fëmijë vdesin nga shpërthimi i papritur i një virusi në New Jersey

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë të sëmurë pas një ‘shpërthimi të rëndë’ të një virusi potencialisht vdekjeprurës në një institucion shëndetësor në New Jersey.

Departamenti i Shëndetësisë i New Jersey konfirmoi se një total prej 18 fëmijësh me sistem imun të komprometuar ishin infektuar me adenovirus në Qendrën “Wanaque”.


Objekti strehon një shtëpi pleqsh, një qendër rehabilitimi dhe një njësi pediatrike.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë, përcjell oranews.tv, Qendra Wanaque ‘është udhëzuar të mos pranojë asnjë pacient të ri derisa shpërthimi të përfundojë”.

Adenoviruset janë një grup virusesh që infektojnë linjat e syve, mushkërive, zorrëve, traktit urinar dhe sistemit nervor.

Ata janë shkaku i disa infeksioneve përfshirë infeksionet e zakonshme të ftohjes, traktit të frymëmarrjes, syve të skuqur, diarre, bronkiolit dhe pneumoni.

Adenoviruset janë përgjegjës për rreth 10 për qind të infeksioneve të lidhura me ethet në mesin e fëmijëve të SHBA, dhe shumica e fëmijëve do të kenë të paktën një lloj infeksioni deri në moshën 10 vjeçare.

Për shkak se ato janë shumë ngjitëse, adenoviruset janë të zakonshme mes vendeve me grupe të mëdha fëmijësh, duke përfshirë spitalet, shkollat, kampet dhe qendrat e kujdesit ditor.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori