LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri në Fier iu shpëton mrekullisht flakëve, qëndron në tokën e shkrumbuar

Gjarpri në Fier iu shpëton mrekullisht flakëve, qëndron në tokën e shkrumbuar

Zjarri i rënë këtë pasdite në kodrat e Vajkanit në Fier, i ka prishur habitatin një gjarpri, i cili fatmirësisht u ka shpëtuar flakëve.

Siç duket edhe në video, ai qëndron mes tokës e cila është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Zjarri aktualisht po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore.

Flakët janë në një zonë ku ka e dhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit./TCh