eksperti-banner

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate një person ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar te “Ura e Fshenjtë” në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.


“Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate një person është vetaksidentuar ku ka humbur jetën”, ka thënë Gjoka.