“Javët e Biznesit Kosovar 2017”, kanë vazhduar me ekspozimin e mbi katër mijë prodhimeve vendore në Gjakovë nga mbi tetëdhjetë biznese kosovare.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Gjakova dikur ishte vend i zhvilluar ekonomikisht e me shumë të punësuar, ndërsa tash disa vjet është shndërruar në një vend tregtie e papunësie.
“Jemi këtu për të promovuar prodhimet vendore, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të stimuluar bizneset në atë mënyr për të rimëkëmbur e kthyer zhvillimin dhe punësimin e qytetarëve në mënyrë që të mos largohen më qytetarët për punësim në vende të jashtme”, tha Shahini.
Sipas tij Gjakova është traditë e konsumit të prodhimit vendor dhe jemi këtu si shenjë respekti e falënderimi që jeni besnik i traditës kombëtare.
Ai kërkoi nga gjakovarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që sa më shumë të konsumojnë prodhimet vendore e të cilat janë më cilësore se ato të importuarat.
Kreu i AKB-së, tha se misioni i tyre tash pesëmbëdhjetë vjet që po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Argjend Fetahu, koordinator i AKB-së në Gjakovë, tha se “Javët e Biznesit Kosovar” për herë të parë realizohen në Gjakovë, ku prodhimet e tyre po i promovojnë mbi 80 kompani dhe mbi 4 mijë produkte. Ai kërkoi nga gjakovarët që të konsumojnë prodhimet vendore në mënyrë që të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësim, mirëqenie dhe ndalje të eksportit të parave të gatshme.
Edhe Bashkim Osmani, prodhues i pijeve jo alkoolike Laberion Dona, kërkoi nga qytetarët konsumimin e prodhimeve vendore, ku ne këtë përfitues do të jemi të gjithë si prodhuesit ashtu edhe konsumatorët dhe vendi në përgjithësi.
Isuf Berisha, prodhues i ujit Grand, tha se me konsumimin e prodhimeve vendore rritet edhe zhvillimi, punësimi e mirëqenia e të gjithëve. “Javët e Biznesit Kosovar”, është një projekt i cili po ndikon që prodhimet vendore të jenë në secilën familje, por qytetarët duhet të blejnë vetëm prodhime vendi që janë më të mirat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën