eksperti ad

Në praninë e shumë qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, viktimave të luftës veteranëve dhe strukturave udhëheqëse të komunës, përfaqësues të subjekteve politike, të policisë dhe fetare, fillimisht në këtë akademi, komandanti i parë i Brigadës 137 Gjakova, Agron Kryeziu, ka përshkruar në mënyrë retroaktive betejat e 7, 8 e 9 majtit të vitit 1999, kundër forcave serbe në qytetin e Gjakovës.

“Në Gjakovë, arritëm nga frontet e luftës që zhvilloheshin gjithë andej Rrafshit të Dukagjinit. Erdhëm në qytetin tonë për të mbrojtur qytetarët, baballarët, nënat, motrat e fëmijët që për çdo ditë vinin lajmet se masakrat nuk kanë të ndalë në këtë qytet”, ka thënë Kryeziu.


Komandanti Avdulla Babalia, ka thënë në mesë tjerash se të gjithë pjesëtarët e Brigadës 137 Gjakova, kanë dhënë sakrificë supreme, dhe këto data të Epopesë së Çabratit po i shënojmë me krenari por edhe më dhimbje për djemtë dëshmorë të kësaj Brigade dhe brigadave tjera që ishin bërë pjesë e luftimeve në Gjakovë.

Ish -komandanti i Zonës Operative tw Dukagjinit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur kujtimet e tij gjatë atyre ditëve kur u formua Brigada 137 Gjakova dhe hyrja e pjesëtarëve të kësaj strukture ushtarake të UÇK-së në qytetin e Gjakovës.

“ Ishte periudhë e rëndë kohore, gjithë andej luftime e masakra, djemtë e Gjakovës të cilët ishin kudo në beteja vendosën që të hynë në qytetin e Gjakovës, për të mbrojtur popullatën civile. Në momentin e vendosjes së djemve të Gjakovës që të hynë në qytet, ishte moment i rëndë nga se nuk ishim në gjendje të ju themi hynë apo mos hyni në qytet, mirëpo pas konsultave të shumta dhe pas informatave që kishim për vrasjet e qytetarëve civil nga forcat serbe u vendos që kjo brigadë të hynë dhe me krenari të zhvillon beteja për ndaljen e gjenocidit ndaj popullatës së pa mbrojtur”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, tani liria ka zënë vend në Gjakovë e Kosovë, dhe bashkërisht duhet që ta kultivojmë këtë liri për pasur zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe perspektiv për qytetarët dhe vendin tonë.

Kryetarja e Komunës sw Gjakovws, Mimoza Kusari-Lila, datat e betejave në Gjakovë i ka vlerësuar si ditë të dhembjes dhe krenarisë së madhe.

“Shtatë, tetë dhe nëntë Maji janë ditë të dhembjes dhe krenarisë së madhe. Ditë kur djemtë dhe vajzat e radhitura në UÇK, morën përsipër të dalin në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës, e cila çdo ditë e më shumë ishte e ekspozuar ndaj skenarëve të armikut”, ka spikatë kryetarja Kusari-Lila, për të nënvizuar se “Është bërë tash e zakontë që Gjakova, 7 majin ta kremtojë si ditë të një beteje dhe ditë të një shprese për lirinë dhe për Gjakovën. Kjo e so tmja, është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne , veçanërisht për ju pjesëtarë të Brigadës 137 Gjakova të cilët u angazhuat , sakrifikuat dhe dhatë më të fuqishmen për Gjakovën tuaj, për Kosovën e lirë”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, misionin e luftëtarëve të lirisë e ka konstatuar se ishte demonstrimi më i mirë i vullnetit të popullit, ju përcollët në beteja vendosmërinë e gjeneratave të tëra për liri. /Telegrafi/