LAJMI I FUNDIT:

Giroud fiton kontratë të re nga Milani

Giroud fiton kontratë të re nga Milani

Olivier Giroud është dëshmuar si një figurë kyçe për Milanin që nga ardhja e tij dhe klubi thuhet se është gati ta shpërblejë atë me një zgjatje të kontratës.

Sulmuesi francez 35-vjeçar iu bashkua klubit në një marrëveshje me vlerë rreth një milion euro nga Chelsea, duke shtuar një tjetër veteran me përvojë në vijën e parë të kuqezinjve së bashku me Zlatan Ibrahimovic.


Giroud pritej të luante një rol të ngjashëm me suedezin, duke qenë një pikë referimi për anëtarët më të rinj të skuadrës dhe një mbështetje e besueshme, por ai ka shkuar përtej kësaj.

Nga kamerat trupore, goli i Olivier Giroud ndaj Kolnit duket edhe më i bukur - a është kjo e ardhmja e futbollit?
Lexo po ashtu Nga kamerat trupore, goli i Olivier Giroud ndaj Kolnit duket edhe më i bukur - a është kjo e ardhmja e futbollit?

Siç raportohet nga gazetari i Calciomercato.com, Daniele Longo, Milani është gati të zgjasë kontratën e francezit edhe për një vit, duke e shtyrë datën e skadencës me një vit nga 2023 në 2024.

Lëndimet e Ibrahimovic, Ante Rebic dhe Divock Origi e kanë bërë besueshmërinë dhe përvojën e francezit kyç, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të mbrojnë Scudetton e tyre këtë sezon.

Në shtatë ndeshjet e para të Serisë A, Giroud ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Kalo në kategori