LAJMI I FUNDIT:

Giovinco rikthehet me një gjuajtje të lirë super precize me lojtarë në dyja shtyllat

Giovinco rikthehet me një gjuajtje të lirë super precize me lojtarë në dyja shtyllat

Përkundër faktit se ishin plot tri lojtarë në vijën e golit, Giovinco e ka bërë shumë të lehtë të duket gjuajtja e tij e lirë ndaj Club Americas në Meksikë.

Toronto humbi me rezultat 6-3 ndaj kundërshtarëve nga kampionati meksikan në miqësoren e zhvilluar të enjtën në Mexico CIty.


Toronto është në fazën përgatitore për sezonin e ri në MLS andaj edhe po i zhvillon këto përgatitje.

Momenti më i mirë i ndeshjes ishte nga skuadra që pësoi humbje dhe nga një prej lojtarëve që u konsiderua talenti më i madh në Evropë.

Giovinco ishte para gjuajtjes së lirë, teksa tri lojtarë qëndronin në vjiën fatale të portës në tentim për të shpresuar që të ndalet kjo goditje. Aty qëndroi edhe Jozy Altidore që tentoi të dekoncentronte portierin.

Por, Giovinco nuk e kishte problem që ta “çante golin” dhe barikadat para tij, e festimi i tij ishte thua se ai nuk ka bërë ndonjë gol të jashtëzakonshëm.

“Pa merak, ejani të festoni”, ka shkruar Giovinco në Instagram.

Një gol për meraklinjt e futbollit. Dhe çfarë kënd i kamerës, pamje fenomenale! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori