Gigi Hadid duket në formë të shkëlqyer ndërsa shkëlqen në sfilatën e Victoria’s Secret

Gigi Hadid shkëlqeu në pasarelën e Victoria’s Secret në New York të mërkurën në mbrëmje, dukesh më e hollë se kurrë që nga lindja e fëmijës me Zayn Malik në 2020.
Motra më e madhe e Bella Hadid, e cila gjithashtu ishte pjesë e shfaqjes, u shfaq me një top të ndritshëm rozë dhe të brendshme “boy-style”, duke mbajtur një mantel të madh me formën e një trëndafili teksa ecën në pasarelë, shkruan DailyMail.
E dashura e Bradley Cooper dukej shumë e sigurt ndërsa buzëqeshte dhe dërgonte puthje për publikun, duke treguar edhe bronzin e freskët të trupit të saj.

Kjo vjen pas deklaratës së modeles 30-vjeçare për vështirësitë që kishte në shfaqjen e Victoria’s Secret 10 vjet më parë.
Gigi ka treguar se gjatë debutimit të saj në VS Show në 2015, ndihej e pasigurt. Ajo është shprehur se ka qarë për shkak të presionit të madh që shoqëronte pasarelën e VS. Megjithatë, këto përvoja, të kombinuara me punën e palodhur dhe vetëbesimin, i kanë ndihmuar të rritet profesionalisht dhe personalisht.

Të enjten, Hadid u shfaq në formën e saj më të mirë me një veshje komplet rozë dhe taka me rrip rreth kyçit të këmbës, ndërsa më vonë në shfaqje u rikthye me një look komplet të bardhë, duke përfshirë një këmishë mëndafshi dhe pantallona të shkurtra, si dhe krahë të mëdhenj engjëjsh.
Në maj, Victoria’s Secret njoftoi rikthimin e shfaqjes së pasarelës: “E kemi lexuar komentet tuaja dhe ju kemi dëgjuar. Victoria’s Secret Fashion Show është rikthyer dhe do të reflektojë se kush jemi sot, së bashku me gjithçka që e njihni dhe e doni - glamur, pasarelë, krahë, argëtim muzikor dhe më shumë! Qëndroni të informuar…vetëm sa bëhet më ikonik nga këtu”.

Hadid zbuloi më 10 tetor se do të rikthehej për shfaqjen e pasarelës së 2025. Në një video të ndarë në Instagram, ajo rikujtoi debutimin e saj në Victoria’s Secret në 2015: “Mendoj se kam provuar dy ose tre herë para se ta merrja, kështu që mund të imagjinoni se si u ndjeva kur mora shfaqjen time të parë”.
Modelja u emociona duke shtuar: “Jam kaq e lumtur për atë vajzë. Ajo e donte kaq shumë… Kur shikoj fotot e asaj kohe, bota ishte shumë e vështirë për të, dhe jo vetëm për mua, por për vajzat”.

Ajo vijoi: “Pastaj kur shikon përsëri fotot, mendon ‘Ishte koha ime’. Ishte një periudhë fantastike. E meritova të isha aty. Vazhdoj të kthehem në këtë shfaqje vetëm për të gëzuar për atë vajzën që mori shfaqjen e parë dhe gjithashtu për të gëzuar për veten time adoleshente që vetëm shikonte shfaqjen”.
Në 2015, Hadid ishte shprehur gjithashtu për kritikat që mori për trupin e saj: “Jo, nuk kam të njëjtin tip trupor si modelet e tjera në shfaqje. Jo, nuk mendoj se jam më e mira në ndonjë shfaqje të caktuar. Po, dua të kem një ecje unike, por gjithashtu e di se duhet të përmirësohem. Jo, nuk jam modelja e parë apo e fundit e këtij tipi në këtë industri”.

Ajo shtoi: “Mund të gjesh të gjitha arsyet pse mendon se jam ku jam, por në të vërtetë unë jam një punëtore e palodhur që beson te vetja, një që ka ardhur në një kohë kur industria e modës ishte gati për ndryshim”.
Hadid ka treguar se figura e saj nuk ishte pranuar më parë në modën e lartë, por industria nuk mund të mbetet kurrë e njëjtë.

Pas debutimit të saj në Victoria’s Secret në 2015, ajo mori pjesë edhe në shfaqjen e 2016, mungoi në 2017, por u rikthye në 2018 dhe më pas në 2024. /Telegrafi/





















































