LAJMI I FUNDIT:

Gianni De Biasi flet rreth botërorit me 48 kombëtare

Gianni De Biasi flet rreth botërorit me 48 kombëtare

Zgjerimi i kampionatit botëror ishte një vendim që u prit mjaft mirë nga opinioni sportiv në Shqipëri. Kjo për faktin se me shtimin e kombëtareve pjesëmarrëse, ndizen shpresat e kuqezinjve për të regjistruar kualifikimin e parë historik në këtë garë.

Ky vendim i FIFA-s është pritur mjaft mirë nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi i cili ka deklaruar për mediat italiane se tashmë shtohen mundësitë e përfaqësueseve të vogla për të qenë pjesë e kampionatit botëror.


Si ka ndryshuar gjatë historisë formati i botërorit për kombëtaret?
Lexo po ashtu Si ka ndryshuar gjatë historisë formati i botërorit për kombëtaret?

“Jam pro këtij vendimi, pasi jam pro ekipeve të vogla. Duke qënë se na shtohen mundësitë për tu përfshirë në kupën e botës, nuk mundet vetëm se ta pres më një buzëqeshje këtë vendim. Mendoj që është pozitiv ndryshimi i formatit. Është një mënyrë për të zgjeruar kufijtë e garë. Evropiani na mësoi se edhe kombëtaret e vogla si Shqipëria, Uellsi apo Islanda mund të konkurrojnë në nivele të larta”, tha de Biasi, transmeton oranews.

Tekniku 60-vjeçar u ndal edhe tek përshtypjet e tij personale në stolin e kombëtares shqiptare “Të stërvitësh një skuadër të vogël të jep motivacione të mëdha dhe nuk ka atë përgjegjësi që të atribuohet kur drejton ekipe me peshë. Jeta nuk të lë kohë të mendohesh shumë, duhet të prodhosh vazhdimisht rezultate, dhe ti vendosësh vetes objektiva, pa u kënaqur më atë çfarë ke arritur të realizosh”.

Si do të ndahen në grupe 48 kombëtaret e botërorit 2026?
Lexo po ashtu Si do të ndahen në grupe 48 kombëtaret e botërorit 2026?

Në mbyllje tekniku i kuqezinjve foli edhe për kombëtaren italiane me të cilën do të përballet në Mars duke vlerësuar punën e Venturës dhe elementët e rinj që po inkuadrohen tek përfaqësuesja e kaltër.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori