Ata janë dyshja më e pëlqyer në hip-hop e po ashtu edhe në showbizin shqiptar.

Fjala është për reperët Ghetto Geasy dhe Majk, krijimet e të cilëve shndërrohen gjithnjë në hite.


Të njëjtit së fundmi kanë paralajmëruar fansat e tyre për projektin e radhës të përbashkët, i cili do të plasohet nesër (e martë).

Artistët gjithashtu treguan se ky do jetë pjesë e albumit të tyre të radhës të quajtur, “Vaksina”.

“E martë, ora 19:00 / GeasyMajk - Hajde te Baba - Albumi: Vaksina”, ka shkruar Majk në postimin e ndarë me ndjekësit.

Të njëjtin postim e ka ndarë edhe Getoar Selimi (emri i vërtetë i Ghetto Geasy) në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Reagimet ndërkaq nuk munguan as nga fansat e dyshes, të cilët mezi po presin për prurjen e re të tyre. /Telegrafi/