LAJMI I FUNDIT:

Gëzimi i tifozëve të Barcelonës ka shkaktuar tërmet prej 1 shkallë Rihter, shpjegim edhe nga instituti për tërmete (Foto)

Gëzimi i tifozëve të Barcelonës ka shkaktuar tërmet prej 1 shkallë Rihter, shpjegim edhe nga instituti për tërmete (Foto)

Mund të mos e besoni, por tifozët e Barcelonës kanë shkaktuar dridhje të tokës në Nou Camp, kur Sergi Roberto ka shënuar gol në minutën e fundit të kohës shtesë kundër Paris St Germain.

Roberto shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë në fitoren 6-1 të Barcelonës, që arritën të bëjnë rikthimin më të madh në histori, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 4-0.


Gjëmim dhe festimet nga tifozët e Barcelonës u regjistrua në shkallë Rihter – një matje që përdoret për të regjistruar tërmetet – në Jaume Almera Institut të Shkencave të Tokës (ICTJA-CSIC), e cila është 500 metra larg nga stadiumi.

Momenti i golit të Robertos që shkaktoi tërmet

Golat e dytë dhe të tretë të Barcelonës regjistruan dridhje, por goli i fitores ka matur dridhjen me 1 shkallë Rihter – duke e kthyer këtë në një ‘dridhje të vogël toke’.

Tifozët e Barcelonës ishin në nivel të lartë atë ditë

Dridhjet mund të jenë ndjerë nga njerëzit në terren, por janë të regjistruar në sizmografët.

Festa e balugranave

Hulumtues Jordi Diaz ka thënë për AS.com: “Ashtu në fund të lojës, çdo gjë ndryshoi. Në golin e gjashtë, është regjistruar tërmeti më i madh i llojit të vet të regjistruar në ICTJA-CSIC”.

Shpjegime për tërmetet

Edhe pse teknikisht një tërmet, si ai i regjistruar në 1.0 të shkallës Rihter, ka shumë pak gjasa që dikush ta ndjej, sikurse që ndodhi me efektet e tifozëve të Barcelonës duke festuar në natën e së mërkurës.

Këto quhen ‘Dridhje të vogla të tokës’ dhe janë të rangut më të ulët dhe ndodhin disa miliona herë në mbarë botën çdo vit.

Arena e ndeshjeve të “çmendura”, këto janë 10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në “Camp Nou”
Lexo po ashtu Arena e ndeshjeve të “çmendura”, këto janë 10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në “Camp Nou”

Njerëzit mund ta kuptojnë që ka tërmet vetëm kur kalon dridhja 3,0 në shkallë.

Mbi 4.0, mund të bien objekte nga rafti, dhe nga dridhje 5.0 e lart mund të ketë disa dëme të shkaktuar sidomos në ndërtesat që janë të ndërtuara dobët.

Tërmetet më të mëdha se 6.0 të shkallës Rihter janë të afta për të shkaktuar dëme të rënda në ndërtesa dhe të rezultojë me dridhje të dhunshme dhe tronditje.

Në mbarë botën, ka mesatarisht një tërmet mes 8.0 – 9.0 çdo vit dhe kjo shkakton dëmtime të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori