LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Morina sqaron arsyet pse nuk do të luajë për Kosovën

Gëzim Morina sqaron arsyet pse nuk do të luajë për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gëzim Morinës. Lojtari që në vjeshtë luajti për Sigal Prishtinën, derisa më parë ka veshur fanellën e Sllovenisë, ka sqaruar arsyet pse nuk do të luajë për Kosovën.

Ai në një deklaratë dhënë GazetaOlle.com tha se këtë nuk po ia lejon Federata e Basketbollit e Sllovenisë.


“Nuk do të luajë për Kosovën këtë vit. Kam biseduar me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe ju kam shprehur gatishmërinë time për të luajtur për Kosovën, mirëpo për këtë duhet të më lejonte edhe Sllovenia. Kështu që, edhe unë edhe drejtuesit e Federatës kemi kontaktuar me zyrtarët e Federatës Sllovene, dhe ata nuk e kanë pranuar kërkesën tonë, duke thënë që sivjet llogarisin në mua”, deklaroi Morina ekskluzivisht për Olle.

Ai shpreson që në të ardhmen të jetë pjesë e Kosovës.

“Njëherë për njëherë nuk do ta bartë fanellën e Kosovës, mirëpo shpresoj që në të ardhmen, pas disa vitesh, të ndodh kjo. Rastin tim e shoh të njëjtë me atë të Ermal Kuqos, i cili për disa vite ishte lojtar i Turqisë, dhe më pas u kthye dhe luajti për Shqipërinë!”, shtoi Morina, që prej disa javësh është pjesë e skuadrës LTH Castings nga Sllovenia.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori