Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina, është rikthyer në skuadrën e njohur sllovene, Helios Suns.
Njoftimin e ka dhënë skuadra sllovene në faqen zyrtare, duke u gëzuar që ish-qendra e Sllovenisë, tashmë pjesë e Kosovës do t’i bashkohet për edicionin e ri, ku pritet të marrin pjesë edhe në Ligën ABA 2, duke qenë skuadra e vetme sllovene në këtë garë.
Morina ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më 2012-2014 dhe 2015, kurse ka përvojë duke luajtur për skuadre tjera si Union Olimpija, LTH Castings, Maribor, Sigal Prishtina, Primorska, Sencur dhe së fundi në Hopsi Polzela.
“Morina që mund të luaj si krah qendër dhe qendër, ishte pjesë e Sllovenisë U20 në Kampionatin Evropian 2012 dhe ka tri paraqitje me ekipin Kombëtar të Sllovenisë. Me lejen e FIBA-s, ai u bashkua me Kosovën, ku është duke luajtur që nga viti 2017”, thuhet në faqen e skuadrës nga Domzhale.
“Mezi pres të kthehem në Domzhale, ku kalova një nga periudhat më të mira në karrierën time. Nuk mund të pres që të luaj përsëri në sallën në Domzhale, për të cilën kam kujtime të shkëlqyera. Shpresoj të kemi mbështetje nga tifozët, por besoj se mund të shkruajmë një histori të bukur dhe të suksesshme në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Morina për faqen e klubit slloven.
I lumtur është shprehur edhe Dejan Jakara, trajner i Helios Suns, i cili shtoi se përvoja e Gëzimit do t’iu ndihmojë shumë në sezonin e ardhshëm. Morina mund të luajë si krah qendër dhe qendër, si dhe ka përvojë ndërkombëtare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fabrizio Romano e konfirmon: Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit tek Liverpooli
Ajaxi pas një sezoni të dobët duket se ka gjetur trajnerin që do t’i rikthejë në krye, – ish-trajneri i Chelseat në krye të listës
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre