Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka pritur sot në zyrën e tij futbollistin e Antalyaspor, Amar Gërxhaliu.
Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, kampionati atje është pezulluar përkohësisht, prandaj Gërxhaliu ka shfrytëzuar rastin që të vijë për pushime disa ditore në vendlindje.
Ai aktualisht është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, derisa në të ardhmen pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A, pasi vlerësohet si lojtar me potencial të madh në repartin e mbrojtjes. Presidenti Ademi e përgëzoi Gërxhaliun për paraqitjet e tij të deritashme dhe e inkurajoj që të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur formën dhe për të dëshmuar vlerat e tij, teksa vuri në pah rëndësinë që FFK ua kushton talenteve të reja dhe qëllimin që ka për të afruar sa më shumë lojtarë të rinj e perspektivë në Kombëtaren A.
Nga ana e tij, Gërxhaliu u shpreh mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se objektivi i tij është që në të ardhmen të jetë pjesë e Kombëtares A të Kosovës. “Jam i lumtur dhe falënderues për takimin që pata me presidentin Ademi dhe me bashkëpunëtorët e tij në FFK. Normalisht që në këtë takim biseduam për paraqitjet e mia me ekipin kombëtar. Jam i lumtur që jam pjesë e Kosovës dhe kam dëshirë të vazhdoj të luaj me fanellën e Kosovës. Aktualisht jam pjesë e ekipit U21, por mezi po pres të luaj sa më shpejtë edhe me ekipin A”, ka theksuar Gërxhaliu pas takimit me kreun e FFK-së.
Ai ka thënë se vendimi për të luajtur për Kosovën nuk ka qenë i ngutshëm. “Si çdo kosovar që është rritur në Kosovë, ashtu edhe unë e kam pas ëndërr të luaj për kombëtaren, prandaj nuk e kam pasur shumë të vështirë të vendosi të luaj për Kosovën”, ka shtuar ai.
Ai tutje ka folur edhe për paraqitjet e tij në kampionatin turk. “Aktualisht po ndihem shumë mirë me ekipin e Antalyaspor dhe tashmë kam filluar të luaj në Superligë, ku në tri ndeshjet e fundit kam pasur minutazhë, kurse paraprakisht luaja vetëm në ndeshjet e Kupës. Besoj që në ato ndeshje e kam treguar vetën dhe e kam bindur trajnerin Sahin se e meritoj të luaj edhe në Superligë, e më pas ai më dha mundësinë që të jem titullar”, është shprehur Gërxhaliu.
Ndonëse aktualisht është i lumtur që luan në elitën e futbollit turke, si çdo futbollist tjetër edhe Amari synon që në të ardhmen të jetë pjesë e top-ligave evropiane. “Si çdo futbollist që rritet në Kosovë edhe për mua gjithnjë synimi ka qenë që të luaj në klubet evropiane dhe jam në atë rrugë. Besoj që do të arrij të realizoj atë ëndërr, por patjetër që ëndërr e madhe për mua mbetet edhe të jem pjesë e ekipit të Kosovës në çdo grumbullim e pse jo që me Kosovën të shkoj edhe në Euro 2024”, ka përfunduar Gërxhaliu.
Ai në edicionin 2021/22 ishte pjesë e Vushtrrisë, teksa verën e kaluar u transferua në skuadrën elitare të futbollit turk.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
FFK licencon shtatë klube për garat evropiane
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit