LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në KS të OKB-së: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga territori serb – nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq

Gërvalla në KS të OKB-së: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga territori serb – nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në adresimin e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Evropa dhe bota nuk janë njëlloj si para sulmit të Rusisë në Ukrainë.


“Rusia po e rrezikon edhe vet Këshillin e Sigurimit. Debati i sotëm duhet të marrë parasysh edhe këto ndryshimet e mëdha”.

Gërvalla thotë se misionet ndërkombëtare respektohen shumë në Kosovë, por sipas saj dallon roli i UNMIK-ut.

“UNMIK-u nuk ka më rol në jetën e qytetarëve tonë. Kosova si shtet sovran i përmbush detyrat ndaj qytetarëve tanë. Jemi të kënaqur që kemi zgjeruar raportet e mira ndërshtetërore në gjithë globin. Shumica e shteteve të BE-së e OKB-së njohin vendin tanë”.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri
Lexo po ashtu Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës thotë se Kosova ka avancuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe ka forcuar më shumë demokracinë.

Gërvalla ka kujtuar krimet serbe në Kosovë, dhe rolin e Vuçiqit në atë kohë.

“Është me rëndësi të përmendet se në atë kohë, presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kohën e gjenocidit ka qenë ministër i Millosheviqit për propagandë. Ashtu si në Bosnje edhe në Kosovë nuk ka qenë luftë por ka qenë fushatë shfarosëse, ashtu si po bënë edhe sot Putini në Ukrainë. Ne nuk do t’i harrojmë ato krime, e as bota nuk bën t’i harrojë”, deklaroi Gërvalla.

Gërvalla ka përmendur edhe sulmet që po kryhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo ka thënë se sulmet po vijnë nga territori serb.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se Rusia së bashku me Serbisë kërkojnë destabilizim të Ballkanit.

“Sulmet po vijnë nga territori serb dhe nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vuçiq, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, shtoi ajo.

Ajo thotë se Serbia duhet të vendosë nëse do të jetë pjesë e perëndimit apo dorë e zgjatur i Rusisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori