LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh, në fjalën e saj ka thënë se ngjarjet në Ukrainë kanë prekur edhe aktivitetin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.


“Zgjedhjet në Serbi sollën një qeveri që ka një shumicë solide. Edhe në Prishtinë ka një shumicë stabile në Parlament dhe rrethana të tilla mund të sjellin vendime inkurajuese”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ziadeh thotë se zgjedhjet serbe në Kosovë është dashur të lejohen të mbahen sipas praktikave të krijuara paraprakisht.

“Ne kemi shprehur keqardhje që nuk është gjetur një modalitet për këto zgjedhje”.

Ndërprerja e mandatit të UNMIK-ut aktualisht konsiderohet e pamundur - vota e Rusisë dhe Kinës, vendimtare për shfuqizimin e 1244-it
Lexo po ashtu Ndërprerja e mandatit të UNMIK-ut aktualisht konsiderohet e pamundur - vota e Rusisë dhe Kinës, vendimtare për shfuqizimin e 1244-it

Shefja e UNMIK-ut ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit në veri.

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Sulmet kriminale kanë qenë shumë të forta. Ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”.

Ziadeh ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të ruajnë qetësinë dhe të ulin tensionet.

Duke folur për dialogun, ajo tha se përparimi mbetet i ngadaltë.

Nismat rajonale si ajo e Open Ballkan, sipas shefes së UNMIK-ut duhet të jenë të mirëseardhura nga të gjitha palët për një mirëqenie të përgjithshme.

Ziadeh thotë se do të punojë për afrimin e komuniteteve në Kosovë, derisa shton se nuk ka për qëllim të ndikojë në dialog.

“Unë do të jem e hapur të dëgjojë të gjitha palët, por raporti im në Këshillin e Sigurimit nuk është temë për dialogun e Brukselit. Ky nuk është roli i UNMIK-ut”, tha tutje Ziadeh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori