LAJMI I FUNDIT:

Gerrard konfirmon ndalimin e keçapit për lojtarët e Aston Villas

Gerrard konfirmon ndalimin e keçapit për lojtarët e Aston Villas

Steven Gerrard është kthyer në jetën e Ligës Premier si trajner i ri i Aston Villas dhe ka zbuluar se lojtarëve të tij tashmë u është ndaluar të konsumojnë keçap gjatë ushqimit.

Ka pasur shumë thashetheme në lidhje me një qasje të ngjashme nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte në veri të Londrës, me erëzat dhe soset që janë larguar nga tavolina e ushqimeve për lojtarët.

Për Gerrard, i cili është rikthyer në një kampionat që e njeh mirë nga një periudhë e suksesshme në krye të kampionëve skocezë Rangers, gjithçka ka të bëjë me sigurimin e fitimeve minimale në bizneset më kërkuese dhe nën presion.

Gerrard përgjigjet për rikthimin e tij të mundshëm te Liverpooli si trajner në të ardhmen
Lexo po ashtu Gerrard përgjigjet për rikthimin e tij të mundshëm te Liverpooli si trajner në të ardhmen

I pyetur në konferencën e tij të parë për shtyp para ndeshjes nëse keçapi është futur në listën e kuqe në Villa Park, Gerrard konfirmoi një gjë të tillë.

“Ishte ndaluar para se ta kisha parë!”, ka thënë fillimisht Gerrard në konferencë.

“Lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur. Të shkojnë më lart dhe përtej. Ata duhet të përpiqen të jenë elitar”, përfundoi anglezi.

Ndeshja e parë e Gerrardit si trajner i Aston Villas është në shtëpi ndaj Brightonit të shtunën.

Ai më pas do të udhëtoj te Crystal Palace përpara se të përballet me një test të madh me tri ndeshje të forta radhazi kundër Manchester Cityt, Leicester Cityt dhe Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori