Gerrard: Ishim shumë të butë ndaj Baselit

Skuadra vendase ishte shumë luftarake, agresive dhe e shpejtë në kundërsulme dhe arriti të shënojë pas një goli të realizuar nga Marco Streller në minutën e 53-të.
“Mendoj se ne krijuam disa mundësi të mira nga të cilat ju pritni ne të shkojmë dhe të shënojmë, por ne nuk merituam asgjë nga kjo ndeshje”.
“Mendoj se ne ishim shumë të butë në çdo zonë të fushës. Mendoj se ata e deshën më shumë, që është shumë zhgënjyese”.
“Të pranojmë sërish nga një ndalim, nuk ishte mjaft mirë, andaj ne duhet ta rregullojmë. Ju nuk do të fitoni një ndeshje futbolli nëse vazhdoni të pranoni nga ndalimet”, ka thënë Gerrard për Sky Sports. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































