LAJMI I FUNDIT:

Gerashchenko publikon pamjet e reja të kamerave të sigurisë, momenti kur raketa ruse godet ndërtesën në Chernihiv

Gerashchenko publikon pamjet e reja të kamerave të sigurisë, momenti kur raketa ruse godet ndërtesën në Chernihiv

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video të re nga kamerat e sigurisë, që sipas tij tregon momentin e një sulmi rus me raketa në qendër të Chernihiv.

Kujtojmë se të paktën shtatë persona u vranë dhe 90 u plagosën në një sulm me raketa ruse në sheshin qendror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.


Në anën tjetër ushtria ruse njoftoi se një dron ukrainas kishte goditur një bazë ajrore në rajonin rus të Novogorod, transmeton Telegrafi.

Publikohet momenti i shpërthimit – pesë të vdekur, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë nga sulmi me raketa ruse në Chernihiv të Ukrainës
Lexo po ashtu Publikohet momenti i shpërthimit – pesë të vdekur, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë nga sulmi me raketa ruse në Chernihiv të Ukrainës

Njerëzit po shkonin në kishë me rastin e festës kur ndodhi sulmi, njoftoi ministria, duke shtuar se në mesin e të vrarëve ishte një fëmijë 6-vjeçar dhe 12 tjerë u plagosën.

“Raketa ruse goditi drejtpërdrejt qendrën e qytetit tonë Chernihiv. Sheshi, universiteti politeknik, teatrin”, njoftoi në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.

“Një e shtunë e zakonshme që rusët e kthyen në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shtoi presidenti ukrainas.

Chernihiv është një qytet i bulevardeve të gjelbra dhe kishave shekullore rreth 145 km në veri të kryeqytetit Kiev. Ministria e Brendshme njoftoi se nga sulmi është shkatërruar çatia e teatrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori