LAJMI I FUNDIT:

George W. Bush pyetet për UFO-t, dëgjojeni çka thotë (Video)

George W. Bush pyetet për UFO-t, dëgjojeni çka thotë (Video)

Shumë presidentë dhe kandidatë për president të SHBA-së i kanë komentuar UFO-t përgjatë dekadave.

E gjitha filloi kur presidenti Truman tha në një televizion shtetëror se e diskutojnë këtë temë në çdo takim që kanë me ushtrinë, duke shpjeguar se “ka diçka të tillë”.


Kjo temë ka marrë edhe më shumë vëmendje tani që ka disa dokumente publike rreth UFO-ve.

Ashtu siç e kishte bërë me Klintonët dhe me Obamën, Jimmy Kimmel e pyeti edhe George W. Bush rreth UFO-ve, transmeton Gazeta Express.

Bush përgjigjet seriozisht dhe refuzon të flasë rreth asaj që di. “Kur ke qenë në zyrë (zyrën e presidentit), a i ke parë dosjet sekrete, dokumentet rreth UFO-ve?”, e pyet Kimmel.

Ai përgjigjet “ndoshta”, duke thënë “e di, është qesharake pasi edhe vajzat e mia ma kanë bërë pyetjen e njëjtë”.

“E kanë bërë?. A do të të lejohej t’iu tregoje atyre se çfarë kishte në ato dosje?”, e pyet Kimmel. “Jo”, thotë Bush.

Pasi më nuk është president, Kimmel i thotë se tani mund të tregojë, por Bush thotë se nuk tregon.