Genta Ismajli ka realizuar një set të ri fotografish përmes aparatit të fotografit Veton Osmani.

Këngëtarja kosovare duket me një stil tjetër në këto foto të reja, njërën nga të cilat e ka postuar në rrjetet sociale.


Ajo ka të veshur një fustan të shndritshëm me “ngjyra tigri”, dhe një jelek të zi lëkure sipër, derisa pozon dhe me njërën dorë shkul flokët e lidhura, raporton Telegrafi.

Në qendër të fotografisë megjithatë është gjoksi i saj, që është i ekspozuar pikërisht në çarjen e gjinjve. /Telegrafi/