LAJMI I FUNDIT:

Gënjeu se e rrahën dy persona, policia arreston gjilanasen së bashku me burrin e saj

Gënjeu se e rrahën dy persona, policia arreston gjilanasen së bashku me burrin e saj

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se më datë 08 korrik 2018 në cilësinë e të dëmtuarës, tani e dyshuara Shqiptare shtetase e Kosovës, M. Shabani (1992), ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan rastin ,,Lëndim i rëndë trupore’’ duke akuzuar dy persona se gjoja e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta si thikë dhe shufër metali.

“Më 19 korrik 2018 , policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative kanë ardhur deri te informatat e qëndrueshme se ankuesja mundë të ketë deklaruar rrejshëm, me vendim të prokurorit të shtetit është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarës M. Shabani ku janë gjet dhe konfiskuar gjësende të ndryshme si: një TV-Plazma ,,Samsung’’, një resever me te gjitha pajisjet përcjellëse, pesë jastëk te ndryshëm ortopedik, rroba, jelek te nusërisë, bizhuteri të ndryshme duke përfshirë: zingjir qafe, unaza, byzylyk për duar etj, këpucë për femra, peshkira te ndryshëm, mbulesa për shtretër, disa gjësende tjera si katër kofera, çanta krahu për femra, etj.


Të gjitha këto dëshmi janë identifikuar nga viktima e rastit dhe mbeten ti kthehen pronarit legjitim”, thuhet në kumtesën e policisë.

Policia më tej ka bërë të ditur se e dyshuara M. Shabani akuzohet për së paku dy rastet ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’ dhe bashkëshorti i saj F. Shabani (1983), po ashtu akuzohet për rastin ,,Vjedhje e rëndë’’ në bashkëveprim me gruan e vet, që të dy janë intervistuar në cilësi të dyshimtëve, konform kodit dhe procedurave ligjore. Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit që të dy ndalohen për 48 orë. Rasti procedohet në PTH.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtje të rendit dhe ligjit, po ashtu jemi shumë të përkushtuar që ta mbrojmë pronën dhe pasurin e qytetarëve tanë.
Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe t’ mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet as kush, dhe këto shtëpi dhe pasuri letë mundë të jenë cak i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori