LAJMI I FUNDIT:

Geer: Interesat politike të lihen anash në këtë moment

Geer: Interesat politike të lihen anash në këtë moment
Foto: AIM

“Për të ndryshuar gjërat, interesat politike duhet të lihen mënjanë dhe fokusi duhet të jetë në interesat kombëtare”, tha sot ambasadori evropian në Shkup, David Geer në forumin “Europeum 2023 – 20 vjet nga Samiti i Selanikut: Rruga përpara”.

“Çështja e ndryshimeve kushtetuese, që është një vendim sovran i këtij vendi, është një hap i rëndësishëm për t’u bërë, i cili automatikisht do të çojë në konferencën e dytë ndërqeveritare. Është shumë e rëndësishme që të ketë debat të hapur për këtë çështje dhe se cilat janë interesat e vendit”, tha Geer.


Ai u bëri thirrje partive politike që të kapërcejnë ndarjet dhe të bashkohen rreth çështjes së pranimit në BE.

Geer kujtoi gjithashtu samitin në Selanik 20 vjet më parë, kur Bashkimi kishte vetëm 15 vende anëtare. Ai theksoi se nga atëherë e deri më sot është arritur përparim i madh në Ballkanin Perëndimor.

“Për 20 vitet e fundit, pranimi i vendit në BE është bllokuar si rezultat i tre vetove, gjë që ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e BE-së dhe kuptohet që njerëzit janë të frustruar”, tha Geer.

Ai shtoi se ka edhe përgjegjësi nga ana e partnerëve në rajon.

Ai tha se zgjerimi i Unionit është në interes të tij, sepse ka nevojë për siguri, stabilitet, prosperitet dhe zhvillim demokratik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori