LAJMI I FUNDIT:

Geer: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike

Geer: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike
Foto: AIM

Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike dhe të prekshme në të gjitha fushat – qëndrueshmëri energjetike, mbrojtje të mjedisit jetësor, përmirësim të cilësisë së ajrit, mirëqenie ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor, potencoi sonte ambasadori evropian David Geer përmes video-fjalimit në ngjarjen e tetë përfundimtare të fushatës “Ne jemi Evropë” në Kumanovë.


Sipas Geer, anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike, energjia është gjithashtu kyçe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa burimet e rinovueshme janë një element qendror në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Siç tha, qëndrueshmëria e sektorit të energjisë po bëhet më e rëndësishme me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës.

Ai shtoi se diversifikimi i burimeve të furnizimit me energji, përmes uljes së varësinë nga lëndët fosile, bëhet i detyrueshëm në të gjithë BE-në, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne luajmë një rol qendror në ndërtimin e një të ardhmeje të energjisë më të sigurt, më të gjelbër për këtë vend. BE-ja tashmë po ndihmon në ndërtimin e infrastrukturës për transportin e gazit si lëndë tranzicioni, siç është interkonektori me Greqinë dhe lidhja me Kosovën dhe Serbinë. BE-ja investon në rrjetin elektrik që të sigurojë shkëmbim të energjisë elektrike me Shqipërinë dhe Bullgarinë. BE-ja po ndihmon në ridestinimin e termocentraleve në Osllomej dhe Manastir nga qymyri në burime të rinovueshme”, tha Geer.

Ai theksoi se sendërtohen edhe kapacitetet ekzistuese të Maqedonisë së Veriut për energji me erë dhe hidroenergji, ndërsa BE-ja jep mbështetje edhe për investitorët privatë siç janë ata të cilët janë të përfshirë në mullinjtë e erës në “Bogosllovec”.

Gjithashtu, po ndihmojnë në rishikimin e legjislacionit që duhet të sjellë energji më të pastër dhe më të përballueshme për familjet, kompanitë, shkollat ​​dhe spitalet.

“Ndihmojmë sepse jemi të varur nga njëri-tjetri dhe sepse duam që ky vend të bëhet pjesë e BE-së, sepse duam ta ndihmojmë të përgatitet për anëtarësim në BE. Rruga drejt BE-së është njëra nga reformat. Zbatimi i këtyre reformave kërkon unitet dhe përkushtim. Qëllimi i anëtarësimit është real dhe i arritshëm”, shtoi Geer.

Ai informoi se falë rregulloreve të BE-së, në 10 deri në 15 vitet e para pas anëtarësimit, Malta, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Rumania kanë shënuar një ulje të ndejshme të emetimeve të dioksidit të squfurit nga 85 për qind në 99 për qind.

Falë kësaj, siç theksoi, qytetet dhe fshatrat në të gjithë BE-në janë më të sigurta dhe më të shëndetshme për ata që jetojnë atje.

“Falë qasjes në Fondet Strukturore, Bullgaria në vitet e para pas anëtarlsimit zbatoi projekte ekologjike me vlerë gati 2 miliardë euro. Falë kësaj mbështetjeje, vendi arriti të zgjidhë disa nga sfidat më serioze ekologjike. Falë Fondit të Kohezionit të BE-së, Polonia për dhetë vite pasa anëtarësimit e rritit BPV-në e saj me 49 për qind. Në të ardhmen, duam që Maqedonia e Veriut të jetë një shembull tjetër pozitiv për përfitimet e zgjerimit”, shtoi Geer.

Ambasadorja gjermane në vend, Petra Dreksler, në fjalimin e saj sonte në tribunë theksoi se në këtë moment, sytë e botës janë përqendruar në Dubai, sepse atje shefat e shteteve dhe qeverive, ministret dhe ministrat në konferencën botërore për klimën po luftojnë për të ardhmen e planetit tonë, ose më mirë për heqjen graduale të lëndëve fosile.

Ajo është e decide se lufta kundër ndryshimeve klimatike është një prioritet i politikës së jashtme gjermane.

Për këtë, siç tha, Qeveria Federale pak ditë më parë miratoi strategjinë e saj për politikë të jashtme klimatike, për herë të parë në historinë e Republikës Federale.

“Na nevojitet një korrigjim i qartë i kursit për ta ndaluar ngrohjen globale në 1.5 gradë, ndërsa për ta bërë këtë atë duhet ta ndajmë efikasitetin e energjisë nga viti 2030 dhe të rrisim trefish prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme”, shtoi Dreksleri.

Fushata “Ne jemi Evropë e udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, u realizua në tetë qytete të vendit, ndërsa tema sonte në Kumanovë ishte anëtarësimi në BE nga aspekti energjetik.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori