Kupa e Botës për Klube këtë vit nuk ka qenë vetëm një festival futbolli – për shumë tifozë, ajo është ndezur edhe nga prezenca magjepsëse e gazetares dhe prezantueses së DAZN, Eleonora Incardona.

Bukuroshja 34-vjeçare italiane është bërë një nga figurat më të komentuara të turneut, jo vetëm për profesionalizmin e saj në transmetime, por edhe për paraqitjet e saj elegante dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.


Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, Eleonora i ka dhënë një tjetër dimension transmetimeve sportive.

Por, përtej karrierës televizive, ajo është gjithashtu në një lidhje me një nga emrat më premtues të futbollit italian – Samuele Ricci, mesfushorin e Torinos dhe të ekipit kombëtar të Italisë.

Në një intervistë të mëparshme, Eleonora ka folur me sinqeritet për momentin kur u njohën: “E takova gjatë një periudhe shumë të vështirë në jetën time. Vetëm puna më ndihmoi ta përballoja – dhe pastaj u shfaq një person me vlera të vërteta”.

Duket se për Eleonorën, lidhja me Ricci-n ka sjellë qetësi dhe stabilitet, ndërsa për publikun, ajo mbetet një ikonë stili dhe një nga figurat më tërheqëse të ekranit sportiv në Itali. /Telegrafi/