LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja që u fut në histori, është e para në botë që udhëheq një program informativ dhe ka tatuazh në mjekër

Gazetarja që u fut në histori, është e para në botë që udhëheq një program informativ dhe ka tatuazh në mjekër

Oriini Kaipara ka hyrë në histori si prezantuesja e parë e një programi informativ në “prime time”, me një tatuazh tradicional maork në mjekër (moko kauae).

Në vend të prezantuesve të deritanishme në Neëshub Live, në ekran kësaj radhe u shfaq Oriini Kaipara, duke thënë se i është realizuar ëndrra e kamotshme dhe se shpreson se është e para prej shumë Maorkave që do të jap lajmet me tatuazhin tradicional, transmeton Telegrafi.


“Jam e vetëdijshme që jam gazetarja e parë me tatuazhin maork që jep lajmet e orës 18:00. Gjithmonë për këtë mendoj, çdo hap që e bëjë është po thyej platformën e xhamit. Po thyej akullin për Maorken, por gjithashtu edhe për njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës. Pavarësisht nëse janë moho kauae apo jo”, tha ajo.

Oriini Kaipara për herë të parë fitoi vëmendjen e masës, kur në nëntor të vitit 2019 u fut si në televizionin e Zelandës së Re si zëvendësim të një prezantuese tjetër. Udhëhoqi programin informativ të pasdites.

Katër vite më parë bëri testin e ADN-së që i tregoi se ajo ka gjak të pastër të Maorkinëve, që është konfirmuar se 98% ka prejardhje maorke.

“Në Zelandën e Re shumë kanë besuar se më nuk ekzistojnë njerëz me gjak të pastër të këtij populli. Rezultatet e analizave të gjakut tim tregojnë se ekziston të paktën një maorke, pavarësisht se shumë mendojnë ndryshe”, tha ajo.

“Besoj se ka shumë të tjerë si unë, thjesht duhet ta bëjnë testin e ADN-së. Të jesh Maork është thjesht mënyrë e jetës. Kam lindur e rritur në këtë botë si maorke ku (gjuha) reo dhe tikianga (tradita) janë në gjakun tonë”, shtoi ajo.

Maorkët përdorin tatuazhet për prezantimin e trashëgimisë familjare dhe statusit shoqëror. Për Maorkët, tatuazhi paraqet një rit kalimi midis një vajzë dhe një gruaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori